Loading…

Publikohet albumi i shumëpritur i Dafina Zeqirit

  • 01/10/2021 | 11:07

Publikohet albumi i shumëpritur i Dafina Zeqirit

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, ka publikuar albumin esaj të shumë paralajmëruar, “Dafinë Moj”.


Ky album është kurorëzim i një pune disa vjeçare të këngëtares në bashkëpunim me autorë të ndryshëm të muzikës.

“Dafinë Moj” ka plot 14 këngë, 10 prej të cilave janë bashkëpunime me emra të njohur të muzikës

Kënga e parë e albumit mban të njëjtin titull, “Dafinë Moj” dhe është një duet me mamanë e saj, Melihate Zeqiri, e cila ka qenë edhe personi nga i cili ajo ka trashëguar talentin për t’u marrë me muzikë.

Të tjera bashkëpunime përfshijnë emra të njohur nga estrada si: DJ Geek, Lyrical Son, MC Kresha, Elinel, Tuna, Argjentina Ramosaj, Ron, Lumi B dhe Buta. Në kopertinën e albumit, Dafina shfaqet si një vajzë e thjeshtë në një lëndinë me qengja, teksa mban një prej tyre në dorë.

“Dedikuar një gruaje vërtetë shumë të veçantë, Melihate Zeqiri”, shkruhet në një rresht të nënvizuar në koopertinën e “Dafinë Moj”.

Ekipi i këngëtares përndryshe ka njoftuar që të gjitha të ardhurat nga shitja e këtij albumi do të shkojnë në ndihmë të fëmijëve autikë. Albumi mund të blihet si kopje fizike në GjirafaMall, teksa mund të gjendet edhe online në platformat muzikore, përfshirë YouTube.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë