Loading…

Publikohet Aneksi i Implementimit nga BE: Kosova të nisë ‘menjëherë’ zbatimin e nenit 7 të Marrëveshjes për Normalizim me Serbinë

  • 19/03/2023 | 00:40

Publikohet Aneksi i Implementimit nga BE: Kosova të nisë ‘menjëherë’ zbatimin e nenit 7 të Marrëveshjes për Normalizim me Serbinë

Lehtësuesi i Bashkimit Europian ka publikuar Aneksin e Implemetimit të Marrëveshjes për Normalizim të marëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, shkruan Gazeta Metro.


Pika më e nxehtë e ujdisë ajo që i përket nenit 7, njëherit është pika më kontraverse për vet kryeministrin Albin Kurti, ajo e vetqeverisjes së serbëve të Kosovës përmes një Asociacioni të Komunave me Shumicë Serbe. Aty obligohet direkt Kosova që të fillojë procedurat për themelimin e kësaj niveli të vet-menaxhimit siç quhet ‘menjëherë’ siç tha Përfaqësuesi i Lartë i Komisionit Europian, Jospe Borrell.

“Për të implementuar nenin 7 Kosova nisë menjëherë negociatat brenda dialogut të lehtësuar nga BE, në vendosjen e aranzhimeve specifike dhe garancive për të siguruar një nivel të duhur të vet-menaxhimit për komunitetin serb në Kosovë, në përputhje me marrëveshjet relevante paraprake të Dialogut, siç janë përcaktuar nga BE si lehtësues”, thuhet në ankesin e implementimit.

Në kuadër të planit franko-gjerman dikur tani të Marrëveshjes për Normalizimi, neni 7 përkufizon rregullimin e komunitetit serb në vend, si në aspektin politik, por edhe atë religjioz.

“Neni 7 Të dyja palët angazhohen të krijojnë marrëveshje dhe garanci specifike, në përputhje me instrumentet përkatëse të Këshillit të Evropës dhe duke u mbështetur në përvojat ekzistuese evropiane, për të siguruar një nivel të duhur të vetë-menaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe aftësinë për ofrimin e shërbimeve në fusha specifike, duke përfshirë mundësinë e mbështetjes financiare nga Serbia dhe një kanal të drejtpërdrejtë komunikimi për komunitetin serb me Qeverinë e Kosovës. Palët do të zyrtarizojnë statusin e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë dhe do të ofrojnë nivel të fortë mbrojtjeje për objektet e trashëgimisë fetare dhe kulturore serbe, në përputhje me modelet ekzistuese evropiane”, thuhet aty.

Kujtojmë që sot, pas thuajse 12 orë bisedime intenzive, e disa herë me ndërprerje, më në fund u arrit marrëveshja për implementimin e planit të zbatimit që del nga plani franko-gjerman./gazetaemetro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë