Loading…

Publikohet ‘dokumenti qortues’: Polica del me komunikatë për targat në Veri

  • 31/10/2022 | 16:50

Publikohet ‘dokumenti qortues’: Polica del me komunikatë për targat në Veri

Policia e Kosovës me anë të një komunikate për media ka publikuar formën e fletëqortimit që do të aplikohet nga zyrtarët policorë në të gjithë territorin e Kosovës, përfshirë edhe në pikat e kalimit kufitar, transmeton Gazeta Metro.


Në komunikatën e tyre thuhet se janë bërë të gjitha planifikimet me qëllim të zbatimit të vendimit nga Qeveria e Kosovës për targat.

”Policia e Kosovës, referuar vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës të datës 28.10.2022 me Nr. 05/103, i cili ka të bëjë me procesin e regjistrimit të mjeteve nga targa PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA” në targa RKS, ka bërë të gjitha planifikimet e saja me qëllim të zbatimit të këtij vendimi,”shkruan PK në Facebook.

Kujtojmë se sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës periudha e qortimit do të fillojë nga nesër (1 nëntor) deri më 21 nëntor.

Ndërsa nga 21 nëntori deri më 21 janar për të gjithë pronarët e mjeteve që qarkullojnë në territorin e Republikës së Kosovës me targa të tilla do të ju shqiptohet gjobë. /gazetametro.net

Komunikata e plotë:

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë