Loading…

Publikohet fanellat e reja të Barcelonës

  • 14/07/2020 | 14:19

Publikohet fanellat e reja të Barcelonës

Barcelona tashmë e ka publikuar modelin e tri fanellave të saj për sezonin e ardhshëm.


Uniforma e parë do të rikthejë vijat vertikale. Sidoqoftë, midis secilës prej vijave blu dhe ngjyrë gjaku (azulgrana), do të ketë një vijë të verdhë, që duket mrekullueshëm. Ajo do të mbizotërojë edhe te pjesa e qafës, ashtu edhe te logoja, apo në fund të mëngëve. Reklamat e “Rakuten” dhe “Beko” do të stampohen te pjesa e gjoksit dhe te mëngët.

Sa për uniformën e dytë, ajo do të ketë një dizajn shumë më elegant, sfondi i zi dhe mbi të logo, sponsori etj. në ngjyrë ari. Kompleti i tretë do të jetë identik me të dytin, por duke ndryshuar të zezën për një rozë të fortë dhe arin për të zezën.

Dallimi është se në këtë rast logoja do të mbajë modelin dhe ngjyrat e saj tradicionale. Ende nuk dihet se si do të vishen portierët e ekipit katalanas, sezonin e ardhshëm, por Messi, Suárez, Piqué dhe të tjerë do të spikasin me ngjyrat azulgrana, e zezë dhe rozë.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë