Gjatë ditës së sotme është hedhur edhe shorti për ndeshjet e sezonit të ri në La Liga, teksa është bërë i ditur tashmë edhe kalendari për sezonin 2022/2023, transmeton Gazeta Metro.
Në qytetin e Madridit sot është hedhur shorti dhe janë përcaktuar edhe ndeshjet e javës së parë, ndërsa është mësuar edhe data kur do të filloi sezoni i ri i kampionatit spanjoll.
La Liga do të rikthehet më 13 ose 14 gusht, mirëpo në javën e parë nuk do të ketë ndonjë derbi.
Kampioni në fuqi, Real Madrid në javën e parë do të ballafaqohet me Almerian si mysafir, ndërsa rivali i saj, Barcelona do të takohet kundër Rayo Vallecano në shtëpi.
Derisa këto janë të gjitha ndeshjet e javës së parë: Athletic Bilbao-Mallorca, Real Betis-Elche, Celta Vigo-Espanyol, Cadiz-Real Sociedad, Osasuna-Sevilla, Getafe-Atletico Madrid, Real Valladolid-Villareal dhe Valencia-Girona. /gazetametro.net
No podemos esperar más… 😮🙏⚽
🗓🚨 ¡Así queda la jornada 1 de #LaLigaSantander 2022/23 que se celebrará el 14 de agosto!
— LaLiga (@LaLiga) June 23, 2022