“Trëndafil” është kënga më e re e reperit Armir Mehmeti, i njohur me emrin artistik Blake, shkruan GazetaBlic.
Kënga flet për një dashuri të humbur, ku vet Blake ka shkruar tekstin.
Muzika dhe prodhimi i këngës i janë besuar producentit Rrezon Alidema (RZON), e për miksin është përkujdesur Don Gima, ndërsa klipi është realizuar nga “Boulevard Films”.
“Për ty rrahjet e zemrës po dalin jashtë”, thotë një pjesë e tekstit të kësaj këngë, e cila padyshim do jetë një hit i radhës nga Blake.