Loading…

Publikohet lista e 20 skuadrave me të ardhurat më të larta, Barcelona kryeson me rekord

  • 14/01/2020 | 19:54

Publikohet lista e 20 skuadrave me të ardhurat më të larta, Barcelona kryeson me rekord

Deloitte Football Money League ka publikuar renditjen e 20 klubeve me të ardhurat më të larta për vitin 2019, teksa në krye vazhdojnë të jenë dy spanjollet Barcelona dhe Real Madrid, me katalanët që kanë kaluar për herë të parë kryeqytetasit.


Përveç vendit të parë, Barcelona është bërë i pari klub në botë që ka prekur shifrën e 900 milionë dollarëve faturime, e ndjekur nga Reali i Madridit me 95.3 milionë dollarë më pak, një distancë kjo e konsiderueshme.

Vendin e tretë e ruan Manchester United me 811.7 milionë dollarë, ndërsa pas tyre vijnë gjigantët gjermanë të Bayern Munchen me 753.1 milionë dollarë dhe kampionët francezë të Paris Saint Germain me 725.5 milionë dollarë, ndërsa vlen të theksohet se këta të fundit e kanë arritje historike renditjen në vendin e pestë, transmeton Supersport.

Vlen të theksohet se në renditjen e 20 klubeve me të ardhura më të larta bëjnë pjesë plot 8 skuadra angleze, ndërsa Italia përfaqësohet me 4 skuadra, por vetëm Juventusi ka arritur të hyjë në ‘Top 10’ me 524.5 milionë dollarë.

Një rritje të konsiderueshme në të ardhura ka pasur Tottenhami, që regjistroi shifrën prej 594.5 milionë dollarësh në vitin 2019, duke lënë pas vetes klube si Arsenali e Chelsea, dy rivalë londinezë, që kanë qenë gjithmonë para Spurs.

Më të fundit
...
  • 22/01/2020 | 23:07
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë