Loading…
Publikohet lista e futbollistëve për ndeshjet me Danimarkën dhe Bullgarinë
  • 14/03/2019 | 15:38

Publikohet lista e futbollistëve për ndeshjet me Danimarkën dhe Bullgarinë

Bernard Challandes, përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, ka listën e futbollistëve që do të luajnë kundër Bullgarisë dhe Danimarkës, me 25 mars, transmeton Gazeta Metro.


Për herë të parë pjesë e Kombëtares A do të jetë Florent Hasani, anëtar i deritashëm i Kombëtares U21 dhe pjesë e skuadrës hungareze, Diosgyori, derisa në emëroren e Challandes janë rikthyer Bersant Celina dhe Bernard Berisha. Grumbullimi dhe akomodimi i futbollistëve të Kombëtares do të bëhet, të hënën, më 18 mars, në hotel “Emerald”.

Ndeshja me Bullgarinë do të luhet me 25 mars duke filluar nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë