Loading…

Publikohet raporti i IKSHPK’së: Afër 3 mijë raste të reja me virusin korona dhe një i vdekur

  • 21/01/2022 | 15:17

Publikohet raporti i IKSHPK’së: Afër 3 mijë raste të reja me virusin korona dhe një i vdekur

Ministria e Shëndetësisë (MSH), sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), informon se janë konfirmuar 2.943 raste të reja me virusin korona në Kosovë, shkruan Gazeta Metro.


Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.467 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.737.417 doza të vaksinës.

Deri më sot 799.939 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 44.143 doza përforëcuese dhe 4.813 doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 11.563 testime, 2.943 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 317 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 159.890.

Në total numri i rasteve aktive është 12.396.

Më poshtë njoftimi nga MSH. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë