Loading…

Publikohet raporti, ja plazhet me të pastra në Shqipëri

  • 05/04/2017 | 17:18

Publikohet raporti, ja plazhet me të pastra në Shqipëri

Në prag të sezonit të ri turistik Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka publikuar të dhënat për cilësinë e ujërave larës. Sipas raportit në 2016 ujrat larës bregdetarë rezultojnë të jenë shumë të pastër me përjashtim të 3 pikave të cilat kanë qene problematike ndër vite. Bëhet fjalë për kanalin e Çukës, shkollën e Marinës dhe kompleksin Giardino.


Nëse jeni duke menduar për t’i kaluar pushimet verore në një nga plazhet shqiptare por nuk e keni vendosur ende se në cilin prej tyre Agjencia Kombetare e Mjedisit ju jep të dhënat për plazhet më të pastra. Plazhet e Velipojës, Shëngjinit, Orikumit, Dhërmiut dhe Himarës rezultojnë që edhe këtë vit të jenë ndër plazhet me cilësinë e ujit më të mirë larës në të gjithë vendin, shkruan OraNews.

Sipas raportit të monitorimit të plazheve nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit ku janë monitoruar  98 plazhe rezulton se ka një përmirësim të cilësisë së ujrave krahasuar me 1 vit më parë ndërsa këtë vit pritet të shtohen edhe më shumë pika monitorimi.

Ashtu sikundër edhe një vit më parë sërish në plazhet tona kemi cilësi shumë të keqe të ujërave në po të njëjtat pika të monitorimit si ato të Kanalit të Çukës në Sarandë, shkolla e Marinës në bregdetin e Vlorës si dhe Kompleksi Xhardino në bregdetin Durrës Kavajë. Sipas Agjencisë cilësia e dobët e këtyre ujrave vjen si pasojë e derdhjes së ujrave të zeza.

Me cilësi të mirë të ujërave larës rezultojnë plazhet: plazhi i vjetër, kampi i pionerve, plazhi i ri në Vlorë, Radhimë hotel Grand, restorant Freskia, kompleksi Orikum dhe Bar restorant Aleksander. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë