Loading…

Publikohet remiksi i këngës “Vuj Vuj”: Dafina ka vendosur të vjen me surpriza

  • 20/11/2020 | 21:45

Publikohet remiksi i këngës “Vuj Vuj”: Dafina ka vendosur të vjen me surpriza

Dafina Zeqiri di të bëjë surpriza dhe goditi sërish me projektin e fundit.


Në fakt, këtë herë ajo ka sjellë remix e këngës mjaft të pëlqyer “Vuj vuj vuj”, që është mirëpritur shumë mirë nga publiku.

Prej pak orësh projekti gjendet në You Tube dhe po bëhet viral, kjo prej videoklipit të veçantë ku protagonist është Miran Ramadani, i cili ka rrëmbyer zemrat e të gjithëve me videot humoristike që poston në rrjetet sociale.

Ky projekt i Dafinës pason të famshmen “Zili zili”, që bëri goxha bujë dhe u konsiderua si një “diss” për Taynën, teksa ndër rreshta thuhet.

Inatin mrena n’shpirt e kini. S’mun dashni me dhon kur n’zemrën tane ki veq zili zili.

Lajmet pasuan njëri-tjetrin dhe Tayna solli një freestyle në “Gjoni black”, që u mor si kundërpërgjigje ndaj këngës së Dafinës.

Ndër të tjera, reperja thotë gjatë freestyle:

Po m’vje inati? Jo bre, ty t’vjen inati. Hajde po shtyhum, sy m’sy se dorën ta zgjati. Ato nuk din me fol shqip wow, le mo me repovat! Dhjetë vjet karrierë për dy vjet i kom bo”.

Pas kësaj ato e hoqën njëra-tjetrën nga Instagrami, teksa ditët e fundit nuk kemi patur ndonjë zhvillim të ri.

Nuk e dimë se çfarë ka ndodhur mes tyre, por padyshim jemi shumë kuriozë ta mësojmë.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë