Loading…

Publikohet udhëzuesi ‘i vonuar’ për familjet e të zhdukurve në Kosovë

  • 14/12/2016 | 19:35

Publikohet udhëzuesi ‘i vonuar’ për familjet e të zhdukurve në Kosovë

Udhëzuesi për Familjet e të Zhdukurve në Kosovë, u prezantua sot, por nuk mori edhe pëlqimin e vetë familjarëve të të zhdukurve. Ky udhëzues i cili shpjegon të drejtat e familjarëve të personave të pagjetur, sipas Bajram Qerkinit po konsiderohet i vonuar.

Qerkini, i cili ishte pjesëmarrës gjatë këtij prezantimi tha se nuk është i kënaqur me këtë udhëzues pasi që nga koha kur është përmendur e deri sa u publikua, 20% e prindërve të viktimave kanë ndërruar jetë.

Ai kërkoi që fjala konflikt mos të përmendet më, sipas tij duhet të hiqet nga literatura dhe në bisedat me familjarë, pasi që në Kosovë nuk ka pasur konflikt por ka pasur luftë, gjenocid dhe tmerr.

“Vetëm njerëzit që kanë qenë të gjallë dhe e kanë përcjellë, kurrë në vete nuk kanë me ardhë”, u shpreh Qerkini.

Përveq pakënaqësisë për vonesa, nga familjarët u kërkua që për të zhdukurit të flitet edhe në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë.

“Kur kanë filluar bisedimet në Bruksel, neve familjarët na është thënë se tema e parë do të jetë gjetja, gjetja e personave të pa gjetur. Ne familjarët jemi viktima të dikujt, e dimë se ekszistojnë kriminelë që kanë kryer krime nga të dy anët, por ju lus që në Bruksel të flitet për këtë temë”, tha kryetari i familjarëve të personave të pagjetur nga pakica Serbe, Milorad Trifunoviç.

E shefi i seksionit Politik, Ekonomik dhe Integrimeve në BE, Thomas Ganochi, gjatë këtij takimi tha se duhet për të punuar së bashku, anëtarët e familjeve,  institucionet e qeverisë dhe shoqërisa civile për të pasur rezultate në këtë drejtim.

Ai u shpreh se nuk mund të zvogëlojnë dhimbjen e familjarëve për personat e zhdukur, por do të bëjnë përpjekje për ti zbardhur këto raste dhe për të kapur kryersit e këtyre veprave.

Në emër të Qeverisë, ishte këshilltari i kryeministrit Sokol Havolli, i cili tha se e drejta për të ditur fatin e familjarëve apo personave të zhdukur është e drejtë themelore e çdo njeriu.

“Qeveria e Kosovës ka qenë e angazhuar vazhdimisht që të dihet fati i personave të zhdukur dhe tani është në gjendje të bëjë çdo gjtë të mundut për identifikimin e tyre”, ka thënë Havolli.

E për udhëzuesin e publikuar sot, Havolli u shpreh se do të ja lehtësojë qasjen e familjarëve drejt kësaj çështje./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë