Loading…
Publikohet vetura më e shtrenjtë e të gjitha kohrave, është shitur për 16.7 milionë euro
  • 05/03/2019 | 15:23

Publikohet vetura më e shtrenjtë e të gjitha kohrave, është shitur për 16.7 milionë euro

Prodhuesi francez prezantoi në panairin e makinave në Gjenevë një veturë unike për nder të tipit legjendar Bugatti Type 57 SC Atlantic të para luftës.


Bugatti La Voiture Noire kategorizohet si “makina e fundit GT” dhe bazohet në versionin standard të Bugatti Chiron.

Në përputhje me emrin e tij, makina është ngjyrosur në të zezë, dhe karroceria është punuar nga fibra karboni.

Bugatti thotë se gjatë projektimit i kushtuan vëmendje më të madhe aerodinamikës së automjetit, në mënyrë që vetura të ketë sa më shumë linjë fluide.

Duke pasur parasysh se bazohet në Chiron, fuqia e motorit është 8.0 W16 me 4 turbo, që sigurojnë 1.500 kuaj fuqi, specifika këto të njëjta si te Bugatti Chiron dhe Divo.

Prodhuesi ende nuk ka bërë të ditur detajet mbi performancën.

Përveç që është makina më e shtrenjtë e ekspozuar në panairin e Gjenevës, Bugatti La Voiture Noire është bërë makina më e shtrenjtë e të gjitha kohërave, pasi është shitur paraprakisht për 16.7 milionë euro.

Blerësi është 81-vjeçari Ferdinand Pieh, ish-drejtor i Volkswagen Group, nipi i Ferdinand Porsche.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë