Drejtoria e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Policinë e Kosovës, dje ka kryer aksion në gjashtë komuna të vendit, duke i arrestuar 11 persona, ku prej tyre tre janë zyrtarë dhe tetë përfitues subvencionesh.
Operacioni është kryer në Pejë, Istog, Deçan, Viti, Suharekë dhe Ferizaj.
Dje u raportua se në mesin e të arrestuarve është edhe shefi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Suharekë, Liridon Fandaj.
Po ashtu, sot u publikuar video e momentit kur policë civilë e nxjerrin nga seanca e Kuvendit Komunal shefin e asamblistëve të LVV-së në Suharekë dhe më pas e arrestojnë.