Rekruti i ushtrisë ukrainase, Artem Ryabchuk ka vrarë pesë shokët e tij. Pesë të tjerë janë plagosur nga ai para se të arratisej. Tashmë ai është zënë nga policia ukrainase. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një fabrikë ushtarake në Dnipro, transmeton Gazeta Metro.
Artem Ryabchuk vrau të enjten pesë bashkëluftëtarë të tij në orët e hershme të mëngjesit kur po kryhej ndërrimi i rojës dhe ishte e hapur depo e armatimit.
Fabrika Yuzhmash prodhon dhe teston materiale të ndërlidhura me mbrojtjen, aeronautikën dhe agrikulturën.
Stabilized footage of Ukrainian National Guard member, Artem Ryabchuk, who shot five people at aerospace factory in Dnepr yesterday. #Ukraine
Warning: Blood and Graphic violence pic.twitter.com/xFzMlalRkZ
— Sk Boz, PhD 💙 (@skbozphd) January 27, 2022
Ryabchuk është kapur nga policia ukrainase afër Pidgorodne afër Dnipro, një qytete me një popullatë rreth një milion banorë.
Motivi i sulmit ende nuk është i qartë dhe ushtria ukrainase ka njoftuar se ka caktuar një komision për të hetuar incidentin.
Ngjarja ka ndodhur rreth 220 kilometra larg kufirit me Rusinë por afër rajonit Donbas që është nën kontrollin e separatistëve pro-rus./gazetametro.net