Loading…

Pulmologu kosovar tregon se sa kohë pas infeksionit vazhdon njeriu të jetë imun

  • Nga

  • 19/01/2021 | 13:26

Pulmologu kosovar tregon se sa kohë pas infeksionit vazhdon njeriu të jetë imun

Pulmologu Besim Morina thotë imuniteti i trupit të njeriut pas infeksionit me një virus e krijon një kujtesë, pra e njeh virusin e njëjtë edhe pas një kohe, dhe në këtë mënyrë mund të reagojë ndaj tij. Kjo sipas tij arrihet pasi pas infeksionit me virusin e caktuar krijohen antitrupa që janë të dedikuar vetëm për atë virus, si dhe krijohen edhe qeliza imune prej të cilave disa quhen qeliza memorike, pra që mbajnë në mend infeksionin, shkruan Gazeta Metro.


Çështja e imunitetit e ka shoqëruar pandeminë e COVID-19 që në orët e para. Duke pasur parasysh rritjen e madhe të numrit të infeksioneve në Europë, Amerikë dhe kontinente tjera, çështja e imunitetit është shumë e rëndësishme.

Lidhur me atë se sa vazhdon të jetë imun një person pas infektimit me COVID-19, Gazeta Metro ka kontaktuar Pulmologun Besim Morina, i cili ka shpjeguar se si imuniteti i trupit e lufton një virus i cili njëherë ka qenë në trupin e njeriut.

Doktor Besim Morina, Pulmolog.

“Imuniteti jonë pas infeksionit me një virus e krijon një kujtesë, pra e njeh virusin e njëjtë edhe pas një kohe, dhe në këtë mënyrë mund të reagojë ndaj tij. Kjo arrihet pasi pas infeksionit me virusin e caktuar krijohen antitrupa që janë të dedikuar vetëm për atë virus, si dhe krijohen edhe qeliza imune prej të cilave disa quhen qeliza memorike, pra që e mbajnë në mend infeksionin. Këto të fundit në momentin kur bijnë në kontakt me virusin e njëjtë reagojnë përnjëherë dhe prodhojnë antitrupa të rijnë kundër atij virusi”, ka thënë Morina për Metron.

Tutje ai ka shpjeguar se sa imun mund të jenë pacientët që kanë qenë të infektuar me koronavirusin e ri, Sars-CoV-2.

“Koronavirusi i ri, Sars-CoV-2, nuk ka ekzistuar aq gjatë sa të dijmë se sa zgjat imuniteti ndaj tij. Por një studim i fundit i kryer në Angli tregon se shumica e njerëzve që kanë pasur virusin janë të mbrojtur nga infeksioni i përsëritur për të paktën pesë muaj, ndërsa një studim tjetër tregon qe kjo periudhe zgjat rreth 8 muaj. Ka shume mundësi qe disa nga te infektuarit të krijojnë imunitet qe do te zgjate me vite, kjo pasi imuniteti ndaj koronavirusit të ri është kompleks dhe nuk varet vetëm nga niveli i antitrupave ne gjak, por edhe nga qelizat tjera imune (limfocitet B memorike dhe ato T)”, është përgjigjur pulmologu Morina në pyetjet që i ka dërguar Metro.

Sipas tij personat e ndryshëm kanë përgjigje të ndryshme imune ndaj infeksionet, andaj edhe disa zhvillojnë nivele më të larta të antitrupave se të tjerët.

“Është vërejtur që te persona të ndryshëm kemi përgjigje të ndryshme imune ndaj infeksionit, disa persona zhvillojnë nivele më të larta të antitrupave se të tjerët. Këtu është me rendësi të përmendet që jo të gjithë antitrupat janë efektive në mbrojtjen ndaj infeksionit, pra vetëm një pjesë e tyre mund ti luftojë viruset (antitrupat neutralizues), pra varet edhe sa nga antitrupat janë neutralizues. Në nivelin e antitrupave në gjak ndikon edhe rëndesa e sëmundjes. Kështu, është vërejtur që personat me rrjedhe më të rëndë të sëmundjes kane pasur nivele më të larta të antitrupave se sa ata me rrjedhe të lehtë apo asimptomatike. Mbetet të shihet në studimet e ardhshme nëse këta persona me nivele më të larta të antitrupave janë më gjatë të mbrojtur nga infeksioni se ata me nivele më të ulëta”, ka bërë të ditur pulmologu, Besim Morina i cili që nga fillimi ka qenë duke u përballuar me pandeminë.

Ndryshe në 24 orët e fundit në Kosovë janë shënuar 267 raste të reja me COVID-19 dhe janë shëruar 163 persona. //gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë