Loading…

Puna e ëndrrave: 40 mijë euro për t’u kujdesur për këta dy qenë

  • 02/12/2019 | 23:49

Puna e ëndrrave: 40 mijë euro për t’u kujdesur për këta dy qenë

Për të gjithë ata që i dashurojnë qentë, kjo është puna e ëndrrave e cila ka një pagë të majme, prej 30 deri në 40 mijë euro në vit, transmeton Gazeta Metro.


Një çift anglez që udhëton shumë shpesh është në kërkim të një personi që të mund të kujdeset për  Milo dhe Oscar gjatë kohës që ata nuk janë, duke i siguruar, përveç pagesës, edhe mundësinë për të jetuar në apartamentin e tyre luksoz në Kensington… por kanë disa kërkesa specifike.

Kandidati ideal duhet t’i dojë dhe të ketë pasion kujdesjen për qentë si dhe të jetë shumë aktiv dhe gjithashtu përveç përkujdesit për ta, do të duhet të merret edhe me punët e shtëpisë dhe gatimin.

Po ashtu, duhet të bëjë të gjitha pazaret, të kujdeset për shtëpinë dhe të mirëpresë mysafirët.

“Çifti është duke kërkuar për dikë që  të jetë punëtor, i besueshëm dhe thelbësore është që të ketë eksperienca të mëparshme të kujdesjes për qentë’, shkruan “The Sun”.

Puna është nga e hëna në të premte, por kandidatit ideal mund t’i kërkohet të ndihmojë edhe në fundjavë nëse paraqitet nevoja./gazetametro.net 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë