Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Haki Abazi ka reaguar pas lajmit se i shumëkërkuari, Milan Radojciq ka hyrë në Kosovë dhe thotë se nuk do të zmbrapset.
Abazi përmes një shkrimi ka kujtuar se, Radojicicit është në listën e zezë të SHBA-ve.
Kjo, sipas deputetit të VV-së, është e mjaftueshme që ndjekja e Radojicicit të bëhet sipas ligjit dhe zbatimit të ligjit.
“Kjo është përgjigjëja për Radojcic dhe vrasesit e kriminelët e ndërmarrjes kriminale në veri . Ai dhe të tjerët rreth tij janë në listen e zezë të thesarit amerikan dhe kjo është e mjaftueshme që ndjekja e tij të bëhet sipas ligjit dhe në zbatim të ligjit”, ka shkruar Abazi.