Loading…
Punë e kryer: Elseid Hysaj me aventurë të re, transferohet te gjiganti spanjoll
  • 10/07/2019 | 17:21

Punë e kryer: Elseid Hysaj me aventurë të re, transferohet te gjiganti spanjoll

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj,  është afër largimit nga Napoli dhe fillimit të një aventure të re në karrierën e tij, transmeton Gazeta Metro.


Elseid Hysaj është afër largimit nga Italia, aty ku e kaloi gjithë karrierën e deri tanishme prej futbollisti.

25 vjeçari është afër kompletimit të transferimit te Atletico Madridi, madje disa nga mediat spanjolle këtë e konsiderojnë tashmë si punë të kryer.

Mbrojtësi i djathtë pritet që në ditët e ardhshme të zyrtarizohet te skuadra nga Madridi. Edhe sipas gazetës italine ‘La Repubblica’, ky transferim do të ndodhë. Ata raportojnë se presidenti i Napolit,  Aurelio De Laurentiis, e ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes mes klubeve për transferimin e mbrojtësit shqiptar.

Përveç Napolit, Elseid Hysaj në Serie A ka luajtur edhe për skuadrën e Empolit./gazetametro.net

Më të fundit
...
  • 18/07/2019 | 23:39
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë