Loading…

Punë intensive të konservimit arkeologjik të zbulimeve të reja në Tepelenë

  • 25/09/2026 | 18:35

Punë intensive të konservimit arkeologjik të zbulimeve të reja në Tepelenë

 Të dhëna të reja për të kaluarën antike të zonës së Tepelenës po dalin në dritë nga gërmimet arkeologjike në Qesarat, ku puna e specialistëve ka nxjerrë në pah gjurmë të një kompleksi me ambiente rezidenciale dhe dy mozaikë që mendohet se datojnë në shekullin II.


Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga gërimet arkeologjike që po zhvillohen në Qesarat.

“Vijojnë gërmimet arkeologjike në Qesarat të Tepelenës, në kuadër të projektit “Arkeologji e peizazhit në zonën Memaliaj–Tepelenë dhe rrethinat 2026”, ku po dalin në pah ambiente rezidenciale dhe dy mozaikë pjesërisht të dëmtuar, që mendohet se i përkasin shekullit III.

Po punohet për dokumentimin, pastrimin dhe konservimin e këtyre zbulimeve, të cilat hedhin dritë mbi mënyrën e jetesës dhe historinë e kësaj zone në antikitet”, tha Rama.
Këto zbulime përbëjnë një dëshmi të rëndësishme për zhvillimin e vendbanimit dhe jetën e komuniteteve që kanë banuar në këtë zonë në periudhën antike.
Aktualisht, puna e specialistëve është përqendruar në dokumentimin e strukturave dhe materialeve të zbuluara, si dhe në pastrimin dhe konservimin e mozaikëve, me qëllim ruajtjen e tyre dhe studimin e mëtejshëm.

Procesi do të ndihmojë në përcaktimin më të qartë të funksionit të ambienteve të zbuluara dhe në kuptimin e kontekstit arkeologjik në të cilin ato janë ndërtuar.

Gërmimet në Qesarat janë pjesë e përpjekjeve për të dokumentuar dhe nxjerrë në pah trashëgiminë arkeologjike të zonës Memaliaj–Tepelenë, një territor me potencial të rëndësishëm historik dhe kulturor.

Çdo zbulim i ri i ardhur nga puna në terren plotëson mozaikun e njohurive mbi të kaluarën e kësaj treve dhe krijon mundësi për kërkime të mëtejshme shkencore dhe promovimin e saj si destinacion me vlera të trashëgimisë kulturore.”

Një zbulim i rëndësishëm arkeologjik është bërë në Qesarat të Tepelenës, ku një ekspeditë shqiptaro-italiane ka nxjerrë në dritë gjurmët e një kompleksi luksoz të periudhës romake, të pasur me mozaikë shumëngjyrësh.

Gjate gërmimeve janë zbuluar6 dysheme te dekoruara me mozaike, me motive gjeometrike, figura njerëzore dhe elementë dekorativë, ndërsa janë gjetur edhe fragmente pikturash murale. Sipas arkeologëve, kompleksi daton në shekullin IV pas Krishtit. Një nga zbulimet më të veçanta është figura e Erosit, e ruajtur në një prej mozaikëve, pavarësisht dëmtimeve të pjesshme të strukturës.

Germimet u zhvilluan në kuadër të projektit shqiptaro-italian “Arkeologjia e peizazhit në zonën Tepelenë-Memaliaj”, nga Akademia e Studimeve Albanologjike në bashkëpunim me Universitetin “Aldo Moro” të Barit dhe palën italiane.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë