Loading…

Punë në kokërr të shpinës: Agjencia Evropiane e Hapësirës po kërkon punëtorë për një eksperiment, rroga 18 mijë euro

  • 23/05/2023 | 19:41

Punë në kokërr të shpinës: Agjencia Evropiane e Hapësirës po kërkon punëtorë për një eksperiment, rroga 18 mijë euro

Agjencia Evropiane e Hapësirës po paguan 12 persona me nga 18 mijë euro për të qëndruar 2 muaj të shtrirë në shtrat si pjesë e një studimi.


Qëndrimi shtrirë mund të duket si relaksues, por personat që marrin pjesë në këtë studim do të duhet të lëvizin së bashku me krevatin ku do të qëndrojnë të shtrirë, si dhe t’u nënshtrohen gjatë gjithë kohës kontrolleve mjekësore, raporton A2Cnn.

Ky studim i kryer nga Agjencia Evropiane e Hapësirës ka si synim të zbulojë se çfarë i ndodh trupit të njeriut në hapësirë dhe të merren masa për t’i përballuar ato. Eksperimenti zgjat 88-ditë në total, ndërsa në të po marrin pjesë persona të moshës nga 20 deri në 45 vjeç.

Për 60 ditë, pjesëmarrësit do të qëndrojnë të shtrirë në shtretër. Vaktet e ushqimit, dushi, madje edhe për nevojat personale, këta persona do të qëndrojnë me njërën shpatull të vendosur në dyshek, me një kënd 6 gradë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë