Udhëzues i ilustruar me të gjitha hapat e procedurës online. Nga regjistrimi te ruajtja e kërkesës për një nga 17 mijë autorizimet për punonjës sezonalë nga jashtë Italisë,
Romë, mars 2017 – Dekreti i flukseve 2017 ka vënë në dispozicion 17 mijë kuota hyrjesh për punonjës sezonalë jokomunitarë, krah pune i domosdoshëm për periudha të caktuara për bujqësinë, e sektorin turistik.
Punonjësit sezonalë mund të thirren nga këto vende: Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia por edhe Bosnje-Hercegovina, Bregu i Fildishtë, Algjeria, Egjipti, Etiopia, Filipine, Gambia, Gana, India, Japonia, Korea e Jugut, Maroku, Mauricius, Moldavia, Nigeri, Nigeria, Pakistani, Senegali, Serbia, Sri Lanka, Sudani, Ukraina dhe Tunizia. Shtetësia nuk ka rëndësi për ata që kanë qenë këtu si sezonalë gjatë viteve të shkuara. Për më tepër, 2.000 kuota nga 17 mijë të këtij dekreti u rezervohen punonjësve për të cilët punëdhënësit mund të paraqesin kërkesa autorizimesh shumëvjeçare. Kjo do t’u lejojë ndërmarrjeve t’i sjellin në Itali vitet e ardhshme sapo të kenë nevojë për ta, pa pritur dekretin e flukseve.
Punëdhënësit mund të përgatisin kërkesat e punësimit në portalin e ministrisë së Brendshme https://nullaostalavoro.dlci.interno.it. Për t’i nisur kërkesat duhet pritur e marta e ardhshme, 28 mars.
Për punëdhënësit që kanë vendosur ta bëjnë personalisht kërkesën (mund të kërkojnë edhe ndihmën e shoqatave të kategorisë) në vijim ofrojmë një udhëzues i shkurtër me të gjitha hapat e procedurës.
1. Lidhu me https://nullaostalavoro.dlci.interno.