Loading…

‘Punësime me të njofshëm’: Mytaher Haskuka e pranon se vajza e axhës së tij është e punësuar në Komunën e Prizrenit

  • 01/05/2021 | 08:47

‘Punësime me të njofshëm’: Mytaher Haskuka e pranon se vajza e axhës së tij është e punësuar në Komunën e Prizrenit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, e ka pranuar se vajza e axhës së tij është e punësuar në komunën që ai udhëheq, shkruan Gazeta Metro.


Mytaher Haskuka është munduar ta arsyetojë punësimin e saj, duke thënë se kjo është e mundur edhe statistikisht.

“Nëse e shikojmë numrin e punësimeve në arsim, në shëndetësi dhe në të gjithë sektorët, atëherë statistikisht është e mundur. Po, ajo punon. Ajo ka qenë si praktikante, por pastaj ka vazhduar punën e rregullt. Ka qenë konkursi për në financa”, ka thënë ai në KTV.

Ndryshe, partia e Haskukës, Lëvizja Vetëvendosje në vazhdimësi ka kritikuar partitë e tjera që kanë qenë në pushtet se kanë bërë punësime në baza familjare, derisa vet tash nuk po respektojnë diçka të tillë.

Më poshtë keni intervistën e tij. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë