Loading…

Punësimet familjare, dëmtimi i raporteve me shtetet mike, Surroi beson se s’ka skandale kjo qeveri

  • 30/11/2021 | 21:50

Punësimet familjare, dëmtimi i raporteve me shtetet mike, Surroi beson se s’ka skandale kjo qeveri

Publicisti kosovar, Veton Surroi, ka thënë se tani Kosova është duke u qeverisur nga një qeveri që nuk prodhon skandale, transmeton Gazeta Metro.


Surroi ka thënë se kjo qeveri nuk është duke prodhuar skandale, për dallim nga, siç thotë ai, të mëparshmet, sidomos në fushën e menaxhimit të parasë publike.

“Kemi një qeverisje që nuk prodhon skandale, kemi një qeveri që ka një komshillëk me paranë publike, ne kemi pasur parti në vazhdimësi që kanë prodhur një skandal pas tjetrit sidomos në keq menaxhimin e parasë publike, nga ky aspekt kemi të bëjmë me një qeverisje të përgjegjshme”, ka thënë Surroi në Rubikon.

Sipas tij, me Vetëvendosjen në qeveri u krijuan mundësi transformative edhe brenda opozitës, duke i cilësuar zgjedhjet si demokratike dhe lëvizje e mirëfilltë politike.

“Një shumicë e rëndësishme fitoi zgjedhjet parlamentare, por njëkohësisht me këtë shumicë në pushtet u krijuan mundësitë transformative edhe brenda pozitës, kemi të bëjmë me një pushtet që ka krijuar një standard të ri në sjelljen e vet qeverisëse, dhe kemi një standard të ri edhe në opozitë. Kemi të bëjmë me një demokraci vitale e cila po forcohet dhe kemi të bëjmë me një garë pozitive, evoluimi, pos një pushteti qe po përpiqet të vendosë standarde të reja kemi një opozitë, një LDK më dinamike dhe një PDK më kreative, kemi të bëjmë me një lëvizje të mirëfilltë politike”, ka thënë Surroi.

Kujtojmë që punësimet familjare janë pjesë e skandaleve të Qeverisë Kurti, si dhe dëmtimi i raporteve me Amerikë. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë