Loading…

Punësimi i nipave e mbesave nga Vetëvendosje: Arsyetohet Nagavci, akuzon se po keqinformohet popullata

  • 05/06/2021 | 13:47

Punësimi i nipave e mbesave nga Vetëvendosje: Arsyetohet Nagavci, akuzon se po keqinformohet popullata

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka reaguar pas raportimeve për emërimin e Fadile Dylës, mbesës së deputetit të Vetëvendosjes (VV), Jahja Kokajt, në pozitën e ushtrueses në detyrë të sekretarit, ose thënë me ligjin e ri të shërbimit civil, zëvendësuese e sekretarit, shkruan Gazeta Metro.


Me anë të një shkrimi në Facebook, Nagavci është munduar ta arsyetoj ngritjen në detyrë të mbesës së Jahja Kokajt.

“Zonja Dyla punon në Ministrinë e Arsimit që nga janari i vitit 2002 kurse si drejtore në MASHTI është që nga viti 2003. Që nga ajo kohë ka udhëhequr departamente të ndryshme, ndërsa gjatë mandateve të kaluara, herë pas here ka zëvendësuar sekretarët e Ministrisë në mungesë të tyre. Aktualisht znj. Dyla, është drejtori me përvojën më të gjatë brenda Ministrisë dhe për këtë arsye është emëruar zëvendësuese e sekretarit”, ka shkruar ajo.

Tutje ajo ka thënë se Ministria ka filluar procedurat për plotësimin e pozitës së sekretarit, sipas Ligjit Nr.06/L-114 Për Zyrtar Publik dhe Rregullores Nr.15/2020 për Pranimin, Vlerësimin dhe Disiplinën e Nëpunësve të Lartë Drejtues.

Më poshtë reagimi i plotë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë