Loading…

Punësimi sezonal dhe akomodim: Këto janë përfitimet e kosovarëve në marrëveshjen me Malin e Zi

  • 01/05/2021 | 14:01

Punësimi sezonal dhe akomodim: Këto janë përfitimet e kosovarëve në marrëveshjen me Malin e Zi

Kosova dhe Mali i Zi kanë nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e hotelerisë dhe turizmit.


Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës, Hysen Sogojeva, e ka nënshkruar marrëveshjen me Drejtorin e Turizmit në Mal të Zi, Gëzim Hajdinaga.

Sogojeva tregoi se pjesë e marrëveshjes është se Kosova merr garancion për turistët e saj, që çfarëdo mosmarrëveshje gjatë kalimit të kufirit të janë të koordinuar të dyja palët.

“Kjo marrëveshje është qeveritare në këtë mënyrë ne e marrim një garancion që turistët tash e tutje në njëfarë forme do të jenë në kontrollin tonë që për çfarëdo mosmarrëveshje gjatë kalimit të kufirit dhe rreth akomodimit në njëfarë mënyre të jemi të koordinuar të dyja palët”, tha ai për Klan Kosovën.

Sipas tij, njëri prej qëllimeve kryesore të marrëveshjes janë edhe punëtorët sezonalë që punojnë gjatë sezonit në Mal të Zi.

“Një prej qëllimeve kryesore janë punëtorët sezonalë sepse fuqitë punëtore që i kemi rezervë ose më shumë që nëse kërkohet të vijnë të punojnë gjatë sezonit dhe nëpërmjet Odës kjo është e realizueshme për të gjitha të drejtat e tyre”, tha Sogojeva

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë