Loading…

‘Punët llugë’ te Juventus: Ronaldo i dëshiron mbi 19 milionë euro nga marrëveshja e fshehtë

  • 04/12/2022 | 11:08

‘Punët llugë’ te Juventus: Ronaldo i dëshiron mbi 19 milionë euro nga marrëveshja e fshehtë

Cristiano Ronaldo po i kërkon nga Juventusi 19.9 milionë euro, çmim për të cilin kishin rënë dakord fshehurazi gjatë fazave të hershme të pandemisë COVID-19.


Klubi italian është duke u hetuar pasi dyshohet se në fshehtësi bëri marrëveshje me futbollistët për t’i paguar gjatë asaj faze, pavarësisht se zyrtarisht ishte njoftuar se ata kanë hequr dorë nga një pjesë e pagës si shenjë ndihme për klubin.

Këto marrëveshje nuk u deklaruan dhe nuk iu komunikuan FIGC, duke u mbajtur jashtë bilanceve të raportuara.

Siç raportohet nga “La Gazzetta dello Sport”, Ronaldo tani dëshiron që Juventusi t’ia paguajë atij 19.9 milionë euro.

Ai kishte pranuar publikisht të bënte një ulje të pagës, por fshehurazi nënshkroi një marrëveshje me klubin që i garantonte atij 19.9 milionë euro, madje edhe nëse do të largohej nga Torino.

37-vjeçari thuhet se tashmë ka angazhuar një ekip avokatësh që të shqyrtojnë situatën te “Zonja e Vjetër” dhe të studiojnë bilancet e klubi, përpara se të bëjnë kërkesën zyrtarisht.

Mbetet të shihet në ditët e ardhshme se si Juventusi do të dalë nga kjo situatë. /Gazeta Express/

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë