Loading…

Punëtorët e ATK-së ashpërsojnë grevën

  • 16/07/2021 | 22:51

Punëtorët e ATK-së ashpërsojnë grevën

Shoqata Sindikale e Punëtorëve të Administratës Tatimore të Kosovës njofton që grevën që e ka vazhduar me datë 14 Korrik 2021, do të vazhdohet nga e hëna deri të premten, por me masa të shtuara duke filluar nga ora 08:00 deri 12:00, duke i ndërprerë të gjitha shërbimet për tatimpaguesit, ndërsa nëse ende nuk ka reflektime në lidhje me kërkesat tona nga data 26 Korrik 2021 do të vazhdohet me grevë të përgjithshme nga ora 08-16.


Greva do të mbahet në të gjitha Drejtoritë e Administratës Tatimore të Kosovës.

Arsyet për mbajtjen e kësaj greve janë sqaruar edhe në njoftimet paraprake.

Kërkesat tona të adresuara janë si në vijim:

1. Propozim ndryshimi i statusit të Administratës Tatimore të Kosovës;

2. Krijimi i kushteve të punës;

3. Kompenzimet tjera të shpenzimeve (sipas kërkesave paraprake),

Kjo Shoqatë thotë se greva është e drejtë e garantuar me kushtetutë dhe do të vazhdojë duke u mbështetur edhe në Ligjin për Organizimin Sindikal në Kosovë dhe Ligjin për Greva, si dhe Statutin e ShSPATK-së. /gazetametro.net 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë