Sindikata e re e KEK’ut janë shprehur të pakënaqur me qasjen e institucioneve shtetërore lidhur me punën dhe sakrificën që janë duke e bërë në këtë kohë rreziku nga përhapja më e madhe e pandemisë Covid-19, transmeton Gazeta Metro.
Përmes një komunikate të lëshuar për media, kjo sindikatë ka shprehur zhgënjimin naj këtyre institucioneve për të cilat thonë se Qeveria është dashur që së paku t’i falënderohet edhe punëtorëve të KEK’ut për punën që po bëjnë në këto ditë të vështira.
“Është e padrejtë dhe mbi të gjitha nuk është aspak njerëzore që në asnjë rast të vetëm nuk përmenden punëtorët e KEK-ut edhe pse të gjithë e dinë që në këto ditë të rënda e të vështira jemi duke punuar me krejt energjinë tonë përkundër frikës dhe rrezikut që na kanoset në kushte të rënda e me vështirësi të shumta për të mos lënë asnjë mundësi që të kemi mungesë të prodhimit të energjisë elektrike”, thuhet në këtë kumtesë.
Njoftimi i plotë pa ndërhyrje:
“Punetoret e KEK-ut jane te zhgenjyer me qasjen e institucioneve tona rreth punes dhe sakrices qe jemi duke bere keto dite kur te gjithe po qendrojne neper shtepit e tyre e prane familjeve per tu mbrojtur nga rreziku i koronavirusit.
Sikurse mjeket, infermjeret e policine qe keto dite po sakrikojne ne vendet e tyre te punes, Qeveria e Kosoves eshte dashur se paku t’i falenderoj edhe punetoret e KEK-ut.
Eshte e padrejte dhe mbi te gjitha nuk eshte aspak njerezote qe ne asnje rast te vetem nuk permenden punetoret e KEK-ut edhe pse te gjithe e dine qe ne keto dite te renda e te veshtira jemi duke punuar me krejt energjine tone perkunder frikes dhe rrezikut qe na kanoset. Ne kushte te renda e me veshtiresi te shumta per te mos lene asnje mundesi qe te kemi mungese te prodhimit te energjise elektrike.
Rryma eshte produkt jetik per qytetaret dhe shtetin, prandaj te pakten eshte dashur qe Qeveria e Kosoves ta falenderoj per kete kontribut e sakrice. Nese per asgje tjeter te pakten per t’i dhene moral punetoreve dhe te ndihem edhe ata heronje te ketyre diteve. Ne nuk kemi kerkuar asgje nga institucionet toma asnjehere dhe as tani sepse me ndjersej dhe mundin tone i nxjerrim rrogat dhe e mbajme gjalle KEK-un por te pakten nuk e meritojme kete perbuzje”. /gazetametro.net