Loading…

Punëtorët e KQZ’së në kushte të jashtëzakonshme nisin verifikimin e votave të ardhura nga Serbia

  • 23/10/2019 | 13:05

Punëtorët e KQZ’së në kushte të jashtëzakonshme nisin verifikimin e votave të ardhura nga Serbia

Gjatë ditës së sotme ka filluar shqyrtimi i votave të ardhura nga Serbia, ku po bëhet vërtetësia e tyre, por  ky proces po bëhet në kushte të jashtëzakonshme transmeton Gazeta Metro.


Është bërë e ditur se ka nisur shqyrtimin dhe vlerësimi i  zarfeve të supozuara me fletëvotime që kanë ardhur nga Serbia në mënyrë që të vërtetohet  fletëvotimi me personin që e ka dërguar pakon.

“Kemi filluar me shqyrtimin dhe vlerësimin e zarfeve të supozuara me fletëvotime që kanë ardhur nga Serbia. Ky vlerësim është i domosdoshëm pasi ka për qëllim të identifikojë një fletëvotim me personin që e ka dërguar pakon”, ka thënë, Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi për Gazetën Metro.

Ai ka thënë se pasi të bëhet ky vlerësim, dhe të dihet saktë numri i fletëvotimeve të aprovuara apo të refuzuara ndërsa, ka bërë të ditur se vetëm ato të aprovuarat do të numërohen.

“Pra, që ta dijmë nëse fletëvotimi i dërguar është nga një votues i regjistruar suksesshëm si votues jashtë vendit. Pasi të bëhet ky vlerësim, do ta dijmë saktë se sa është numri i fletëvotimeve të aprovuara apo të refuzuara. Vetëm fletëvotimet e aprovuara numërohen. Për këtë process ne jemi në kontakt dhe bashkëpunim me institucionet tjera. Kemi edhe mbështetjen e Policisë së Kosovës lidhur me këtë. Pra, edhe në pajisje logjistike”, ka thënë Elezi.

Ndryshe siç mund ta shihni në foto, ky verifikim po bëhet në kushte të jashtëzakonshme, transmeton Gazeta Metro.

Madje, raportohet se disa punëtorë që janë përfshi në këtë proces, kanë nisur të kenë probleme me erën e rëndë që po kundërmojnë zarfet, kanë filluar të kenë kokëdhimbje.

Vlenë të kujtojmë, që pas hapjes së këtyre zarfeve më 13 tetor u helmuan 29 zyrtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, derisa dymbëdhjetë pacientët e shtrirë në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, që kanë kërkuar ndihmë mjekësore pasi që janë ankuar për reaksione alergjike teksa po verifikonin zarfet me vota të ardhura nga Serbia, janë liruar të hënën që kaloi, nga spitali./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë