Loading…

Punëtorët e Lotarisë në Kosovës me protestë: Mbajeni premtimin miratojeni ligjin

  • 05/11/2021 | 12:14

Punëtorët e Lotarisë në Kosovës me protestë: Mbajeni premtimin miratojeni ligjin

Duke fishkëlluar e me pankarta në duar filloi protesta e punëtorëve të Lotarisë në Kosovës para ndërtesës së Qeverisë. Përfaqëuse i Lotarisë së Kosovës nga Mitrovica, Miran Ademi tha se derisa të miratohet Ligji për lojërat e fatit, do të vazhdojnë protestat.

“Unë për 36 vite kam punuar në Lotarinë e Kosovës, do të thotë pa kurrfarë arsye na kanë largu. Plus Qeveria e ka dërgu bordin e vet prej pesë anëtarëve për mbikëqyrjen e punës së Lotarisë së Kosovës, asnjë vërejtje nuk kemi pas askund. Kur janë ndalu lojërat e fatit Lotaria e Kosovës nuk ka qenë në plan, për moment kemi pushu edhe na, ka thanë ndërprehet puna juaj, pa kurrfarë arsye.” u shpreh Ademi

Tutje ai thotë se shumica e punëtorëve kanë kontrata të përhershme dhe qe 30 muaj nuk marrin paga. Sipas tij dy herë janë dhënë të pak të holla dhe pastaj asgjë.

“Shumica e lojtarëve që luajnë kanë fillu me lujt në pjesën veriore të Mitrovicës. I bindun jam prej 15 deri në 23 mijë euro luhen, do të thotë derdhen në Lotari të Serbisë, prej punëtorëve tanë ose të Kosovës, do të thotë qysh ta munden me funksionu në Mitrovicë ena nuk mundemi, kur dihet se Mitrovica është pjesë e Kosovës.”

Ademi shpjegon se kanë provuar disa mënyra të komunikimit por nuk kanë marrë përgjigjie dhe nëse vazhdon kjo gjendje do të ndërmarrin masa të tjera.

“Qeveria të merr përsipër pagat, Mbajeni premtimin miratojeni ligjin, Qeveria pronare punëtorët në rrugë, Edhe fëmijët tanë e duan jetën, Mos na rrezikoni jetën e familjeve.” shkruante në pankartat që mbanin në duar disa nga protestuesit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë