Loading…

Punëtorët e Postës fillojnë protestat

  • 27/02/2017 | 08:19

Punëtorët e Postës fillojnë protestat

Shoqata e Punëtorëve të Postës së Kosovës dhe Shoqata Sindikale “Postieri”, kanë njoftuar se sot do të fillojnë protestën dhe grevën para zyrave të Komisionit të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës dhe të Kuvendit të Republikës së Kosovës.


Ata kërkojnë anulimin e vendimit ose dorëheqjen e menjëhershme të kryetarit të Komisionit të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës (KAKK), Valon Preteshi, i cili me ndihmën e dy nga gjithsej pesw anëtarëve të KAKK, ka nxjerrë një vendim të padrejtë dhe të paligjshëm, që dëmton financiarisht mbi 1000 punëtorë dhe mbi 1000 familje, për interesa të 3-4 kompanive private.

Sindikatat sqarojnë se Preteshi ka kërkuar nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe komuna e Prishtinës, Gjilanit dhe Mitrovicës, që të mbyllin 43 zyra postare të Postës së Kosovës, të cilat ofrojnë shërbimin e pagesave në këto institucione.

Po ashtu, do të deponohet në Kuvendin e Kosovës, peticioni i nënshkruar nga të gjithë punëtorët e Postës, me të cilin kërkojnë shkarkimin e anëtarëve aktuale të KAKK-së. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë