Loading…

Punëtorët e shtetit të Rusisë detyrohen të marrin vaksinën ‘Sputnik V’ pas presionit

  • 04/12/2020 | 14:25

Punëtorët e shtetit të Rusisë detyrohen të marrin vaksinën ‘Sputnik V’ pas presionit

Me gjithë se provat klinike në njerëz të vaksinës së pretenduar nga Rusia kundër Covid-19 janë kryer nga vullnetarë tani kanë dalë raporte se punëtorët në sektorin publik rus janë detyruar të paraqiten pas presionit, transmeton Gazeta Metro.


Agjencia e lajmeve Reuters ka raportuar se disa punëtorë të administratës së komunës së kryeqytetit rus ju është bërë presion të regjistrohen për të marrë vaksinën ‘Sputnik V’ që pretendohet nga autoritetet ruse se është efektive kundër Covid-19.

Zyrtari i lartë komunal në Moskë, Martyanov në fund të muajit shtator ju kishte dërguar mesazhe telefonike vartësve të tij duke ju bërë presion pas ngurrimit të tyre të paraqiten për prova të vaksinës.

“Kolegë!!!…Çka është ky sabotim???” ju kishte shkruar Martyanov të punësuarve në administratë.

Ai më vonë kishte dëgjuar që disa punëtorë ishin paraqitur që të marrin vaksinën stinore kundër gripit, që i përjashtonte ata nga provat klinike për vaksinën kundër koronavirusit.

“Kë po provoni të mashtroni???” shkruante në mesazh Martyanov. “Vaksina kundër koronavirusit është prioriteti absolut!!!”. Me gjithë përjashtimin ai ju kërkonte të regjistrohen për prova klinike dhe i nxiste të rekrutonin edhe familjarë dhe miq të tyre për provat. “Së paku dy njerëz për punëtor!”

Departamenti i Shëndetësisë së Moskës ka thënë se vaksina ka kaluar me sukses dy fazat e provave klinike dhe kishin shtuar se vendimi për pjesëmarrje në prova bëhet në baza vullnetare dhe vetëm pas kontrollit shëndetësor. Martyanov kreu i administratës së kryeqytetit rus ka refuzuar të komentoj.

Presidenti Vladimir Putin kishte thënë se vaksina ka kaluar të gjitha testet. Putin megjithatë ende nuk është vaksinuar, sipas Kremlin atij nuk i lejohet që ai me pozitën që ka nuk i lejohet të marrë diçka që ende po testohet. Putin kishte deklaruar se njëra prej vajzave të tij ishte vaksinuar dhe ishte mirë pastaj.

Sociologu rus Denis Volkov, zëvendës drejtori i qendrës Levada, një organizatë hulumtuese shoqërore e pavarur, tha se shumë rusë të punësuar në sektorin publik mendojnë se e kanë detyrim të atë që ju kërkon shteti si nderim i paktit social mes tyre dhe shtetit.

“Juve ju kërkohet nga shteti, dhe në këmbim ai kujdeset për ju dhe ju ofron prosperitet financiar” tha ai. “Është lojë delikate. Ata nuk ju detyrojnë por do të ju bindin, dhe do të ju japin rekomandime.”

Sipas parashikimeve më të fundit nga Shërbimi Shtetëror Federal i Statistikave të Rusisë, janë rreth 19 milionë të punësuar në sektorin publik rus. Këta përbëjnë 26% të popullatës së moshës punës, pak nën 72 milionë persona./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë