Loading…

Punëtorët shëndetësor kërkojnë nga kryeministri përfshirjen e Projektligjit të Pagave në Projektbuxhetin e vitit 2022

  • 29/10/2021 | 15:28

Punëtorët shëndetësor kërkojnë nga kryeministri përfshirjen e Projektligjit të Pagave në Projektbuxhetin e vitit 2022

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka reaguar pas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit se sot me datë 29.10.2021 në ora 17:00 në mbledhje të Qeverisë së Republikës së Kosovës do të miratohet Projektligji për buxhetin e vitit 2022.

Kërkesa kryesore e FSSHK është përfshirja e Projektligjit të Pagave në Projektbuxhetin e vitit 2022.

Gjeni më poshtë Reagimin e FSSHK-së drejtuar Kryeministrit të Republikës së Kosovës përmes email-it zyrtar.

I nderuari Z. Kryeministër Kurti,

Duke qenë se sot në rend të ditës në mbledhje të Qeverisë keni miratimin e Projektbuxhetit për vitin 2022 kërkojmë nga ana Juaj që në këtë Projektligj të parashihet edhe buxheti i paraparë në Ligjin e Pagave i cili Projektligj bazuar në Planin Legjislativ për vitin 2021 është dashur të kalojë në Qeveri sot me datë 29.10.2021.

Mos përfshirja në buxhet e këtij Projektligji do të rëndon edhe më shumë situatën e krijuar tek punëtorët shëndetësor të cilët tashmë po ndihen të fyer e ofenduar me trajtimin të cilin po ia bën kjo Qeveri.

I nderuari Z. Kryeministër, punëtorët shëndëtësor të lodhur e të stërngarkuar me punë sidomos gjatë kësaj periudhe me Pandeminë COVID-19 kanë dëshmuar përgjegjshëmri dhe profesionalizëm në ofrimin e shërbimeve shëndetësore duke mos e kursyer as jetën e tyre.

Po ju rikutojmë se mosha mesatare e profesionistëve shëndetësor është rreth 53.7 vjeq, kërkesa për migrim jashtë vendit për punë të dinjitetshme çdo ditë po shtohet me të po pakësohet edhe numri i mjekëve dhe infermierëve pranë institucioneve publike, prandaj reagimi sindikal në këtë rast është i pashmangshëm.

I nderuari Z. Kryeministër, ne nuk bëjmë pazare politike por veprojmë me masa sindikale andaj merrni me seriozitet Projektligjin e Pagave dhe përfshirjen e tij në Projektbuxhetin e vitit 2022 sepse veprimet radikale sindikale dhe pasojat mbi to do të rëndojnë në supet tuaja.

Me respekt,

Kryetari i FSSHK-së.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë