Loading…

Punëtorët shëndetësorë paralajmërojnë qeverinë për grevë

  • 17/11/2021 | 14:07

Punëtorët shëndetësorë paralajmërojnë qeverinë për grevë

Ministri Hekuran Murati sot prezantoi projektbuxhetin për vitin 2022 në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, ku është paraparë edhe vazhdimi i programit të Ringjalljes Ekonomike pas periudhës së pandemisë. Opozita në anën tjetër ka kritikuar Qeverinë për mos përfshirjen në projektbuxhet të Ligjit për Paga. Kritika e paralajmërime ka edhe nga sindikata e punëtorëve shëndetësorë që nuk kanë përjashtuar grevat si opsion për shkak të mos procedimit të Ligjit për Paga, transmeton Gazeta Metro.


Të njëjtën kritikë e kanë dhe e kanë pasur sindikatat e profesionistëve shëndetësorë që kanë protestuar në fillim të muajit e këtë herë kanë paralajmëruar për eskalim të mëtejmë, deri në grevë.

Siç raporton portali Lajmi që ka kontaktuar me kryetarin e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Sylën, pasi që këta të fundit kanë kërkuar tash e sa kohë nga Qeveria miratimin e Ligjit për Paga.

Ai ka thënë se nesër do të mblidhet edhe Këshilli Drejtues për të diskutuar hapat e mëtutjeshëm.

“Nesër kemi mbledhjen e Këshillit Drejtues dhe ata ndërmarrin hapat e vet, besoj që nesër do të marrim vesh pas mbledhjes”, ka thënë Syla. Tutje, ai ka thënë se nëse nuk procedohet Ligji i Pagave, pritet të ketë greva nga punonjësit shëndetësorë.

“Ju e dini qëllimin tonë, nëse nuk ka bashkëpunim, nëse nuk procedohet Ligji i Pagave, atëherë më vjen keq por pritet të ketë greva”, i ka thënë Blerim Syla portalit Lajmi.

Punonjësit shëndetësorë që protestuan para Qeverisë të Kosovës në fillim të muajit duke kërkuar barazi sociale përmes Ligjit të Pagave, duke thënë se kjo gjë i është premtuar më herët, por se janë mashtruar nga Qeveria. Qartë e thanë se e konsideronin deputetët e VV’së hipokritë pasi që kishin votuar kundër ligjit të pagave për për shkak të koeficientit të vogël për mjekët dhe infermierët, ndërsa tani që janë në pushtet, nuk po e procedojnë në Kuvend këtë ligj./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë