Loading…

Punëtori i pompës merr 2500 euro të pazarit, i harxhon në bastore

  • 19/03/2017 | 15:01

Punëtori i pompës merr 2500 euro të pazarit, i harxhon në bastore

Punëtori i një pompe të benzinës, nuk ka dalur aq i besueshëm për shefin e tij. Madje, edhe Policia e ka konsideruar veprën si ‘keqpërdorim i besimit’.


Punëtori ka mbledhur pazarin e tij ditor, hiç më pak se 2500 euro, dhe të gjitha i kishte hargjuar në bastore.

‘Ankuesi mashkull K/Shqiptar menaxher i pompës së derivateve ka raportuar se punëtori i tij i dyshuari mashkull K/Shqiptar ka marr pazarin ditor prej 2500 euro dhe i ka harxhuar në bastore. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje’, njofton Policia.

Menaxheri i pompës ndërkohë, ka zgjedhur që ta lajmërojë punëtorin në Polici, me ç’rast Policia e ka arrestuar.

Pas intervistimit, me urdhrin e prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë