Një punëtor u postës së shpejt ka inskenuar një rast grabitjeje kinse, dy persona me maska dhe nën kërcënimin e armës i kanë grabitur një shumë parsh prej 970€, shkruan Gazeta Metro.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një punëtor i postës së shpejt është munduar të mashtrojë duke raportuar rrejshëm kinse dy persona të panjohur të maskuar, nën kërcënimin e armës, i kanë grabitur një shumë parsh prej 970€ dhe janë larguar në drejtim të panjohur.
Por pas hetimeve është vërtetuar se ankuesi ka inskenuar rastin, dhe i nijeti është arrestuar.
“LAJMËRIM I RREJSHËM
Fsh. Mazgit, Obiliq 08.08.2022 – 09:26. Ankuesi mashkull kosovar punëtor i postës së shpejt, ka raportuar se derisa ka qenë me veturë dy persona të panjohur të maskuar, nën kërcënimin e armës, i kanë grabitur një shumë parsh prej 970€ dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Pas hetimeve është vërtetuar se ankuesi ka inskenuar rastin, ku i njëjti është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”./gaetametro.net