Loading…

Punëtori vdes në vendin e punës, po testonte një makineri

  • 02/02/2023 | 12:44

Punëtori vdes në vendin e punës, po testonte një makineri

Një punëtor ka vdekur të mërkurën e 1 shkurtit në vendin e punës në Suharekë, pasi pësoi lëndime derisa ishte duke e testuar një makineri.


Kështu ka njoftuar raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës, që bëhet e ditur se i njëjti është dërguar për tretman dhe mjekët e kanë konstatuar vdekjen e tij.

“Raportohet se një person në vendin e punës derisa ka qenë duke testuar një makineri, ka pësuar lëndime me ç’rast i njëjti është dërguar për tretman mjekësor ku dhe nga mjekët përgjegjës kanë konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete”, thuhet në raportin e PK-së.
Lidhur me rastin PK ka njoftuar se është arrestuar një person.

Ndërsa, trupi i viktimës me vendim të prokurorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

“ Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar IML për obduksion. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës.

(Viagra online)

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë