Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” ka njoftuar se gjatë ditës së nesërme do të realizohen punime teknike në gypin magjistral fi 600 mm Badoc – Prishtinë.
Sipas KUR “Prishtina” realizimi i punimeve të tilla bëhet gjithnjë për funksionim më të mirë të infrastrukturës së rrjetit të ujësjellësit.
Gjatë ditës së nesërme, 10 tetor 2021 duke filluar nga ora 10:00-18:00 pa furnizim me ujë të pijshëm do të mbesin: Lagjja e Spitalit, Mati 1 dhe Bregu i Diellit në Prishtinë.
“Ua kujtojmë se, kur kemi punime të tilla në gypa më të mëdhenj, në moment që uji vjen në krojet tuaja duhet lënë të rrjedhin për pak minuta për shkak që mund të vjen i turbullt , deri në shpëlarjen e linjës”, thuhet në komunikatën e Ujësjellësit.