Qeveria e Kosovës ka votar në takimin e radhës se 28 nentori është dite pushimi për të gjitha institucionet publike.
Ky vendim vjen edhe si herave të tjera në Qeveritë e kaluara. Edhe pse ajo s’është paraparë me ligj, çdo vit festohet në Kosove, por që secilin vit duhet të miratohet si festë nga Qeveria e Kosovës, për t’i mudësuar punëtorëve të sektorit publik festë dhe festime të Ditës së Flamurit.
Pse festohet 28 nëntori
28 nëntori është Dita e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, që ngërthenë të gjitha territoret e banuara me shqiptarë, e që me vendimet e Fuqive të Mëdha pothuajse gjysma e këtyre territorreve dhe popullatës mbeti jashtë kufijëve të shtetit shqiptar.
Edhe Dita e Pavarësisë, kur u shpall në Vlorë, atë kohë është harmonizuar me ditën 28 nëntor 1943 kur Heroi Historik i Shqiptarëve, Gjergj Kastrioti – Skenderbeu, ngriti flamurin e familjes Kastrioti, me shqiponjë dykrenare, në Kështjellën e Krujës, e cila është rimarrë me konspiracion dhe taktikë të shpejtë ushtarake, Osmanëve.
Flamuri i Skenderbeut dhe i Shqipërisë ngjasojnë edhe sot. Historianët këtë flamur shqiptar që është zyrtarizuar me 1912, e shohin si flamur pasardhës të Lidhjes së Lezhës 1444, kur simbolet e fisnikërisë shqiptare u bënë bashkë dhe krijuan koalicionin anti turk e otoman, që më vonë sherbeu si bazë e identitetit shqiptar./gazetametro.net