Pas takimit lideri i AAK-së Ramush Haradinaj tha se në Mitrovicë duhet të ulen flamujt partiakë, pasi që është qytet me interes nacional.
“Nga debati i djeshëm në Kuvend, e pashë një tendencë të pushtetit që me kthy në problem kryetarin e jo murin, kjo nuk është në rregull. Muri është një gabim nga komuna e Mitrovicës së veriut. Është e papranueshme me i fokusu energjitë negative te kryetari i Mitrovicës së jugut, sepse kjo është e padinjitetshme, sepse muri është përgjegjësi e Qeverisë”, tha Haradinaj, përcjell Veriu.info.
Ndërsa, kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, tha se PDK-ja nuk e ka problemin tek muri, por te koalicioni i tij me Vetëvendosjen. Kjo sepse, sipas tij, ai do të jetë fitues edhe në zgjedhjet e ardhshme lokale.
“Kjo nuk është për murin, por për Agim Bahtirin, sepse PDK-ja po do me çdo kusht të më rrëzojë, por kot e ka. Unë i jap përgjegjësi vetëm qytetarëve, e jo Kadri Veselit”, tha Bahtiri.