Loading…

Vlorë: Tre të rinj mbyten në det, dy vajza dhe një djalë (Foto/Video)

  • 15/07/2017 | 16:00

Vlorë: Tre të rinj mbyten në det, dy vajza dhe një djalë (Foto/Video)

I plotësuar: 

18:20 – Policia në Shqipëri ka njoftuar emrat e personave që kanë humbur jetën në Zvërnec të Vlorës gjatë ditës së shtunë. Në këtë ngjarje jetën e kanë humbur shtetasi Benjamin Ferati, 24 vjeç, banues në Tetovë të Maqedonisë. Gjithashtu është mbytur Manuela Maraj, banues në Babicë të Madhe të Vlorës, kurse viktima tjetër e gjinisë femërore është 25 vjeçja Xhoana Cani.


16:35 – Një ngjarje e rëndë është shënuar sërish në Vlorë mesditën e sotme, ku pas mbytjes së një 14-vjeçari, në bregun e Zvërnecit janë mbytur tre persona të tjerë.

Dy vajzat janë nga Vlora dhe në lidhje gjaku me njëra – tjetrën, ndërkohë dyshohet se djali, i cili është futur për t’i ndihmuar është nga Tetova dhe është mbytur së bashku me vajzat.


16:20 – Policia e Vlorës ka dhënë informacionin zyrtar për ngjarjen e rëndë në plazhin e Zvërnecit ku humbën jetën tre të rinj, dy vajza dhe një djalë.

Sipas policisë së Vlorës, pasditen e sotme, rreth orës 14:30, është marrë njoftimi paraprak se në plazhin e Zvërnecit po rrezikoheshim të mbyteshin në ujë 2 shtetas.

Menjëherë shërbimet e policisë kufitare dhe ato vendore janë nisur në afërsi të vendit të ngjarjes pranë zonës së Portonovës, me ndihmën e mjeteve lundruese në ndihmë të personave por nuk është bërë i mundur shpëtimi i tyre.

Si pasojë, janë mbytur 3 shtetas: dy shtetase të seksit femër dhe një tjetër i seksit mashkull.

Policia ka bërë të mundur nxjerrjen nga uji të tre trupave të shtetasve të mbytu dhe po punon për identitetet e tyre të plota.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer hetimet në lidhje me përcaktimin e shkaqeve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e  sotme në Vlorë.

Një grua është nxjerrë e pajetë nga deti, ndërsa dyshohet se edhe dy persona tjerë janë mbytur. Gazetari Enrik Mehmeti tha për Ballkan Web se policia është vënë në kërkin të nëj fëmije dhe një 20 vjeçari.

Në plazh është krijuar panik tek pushuesit, ndërsa ndodhen edhe shumë forca policie. ‘Ballkan Web’ ka siguruar pamjet e para nga vendi i ngjarjes. Nuk dihet ende identiteti i viktimës dhe 2 personave të zhdukur.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë