Loading…
Puthja e kosovares për ushtarin britanik që po bën bujë
  • 12/06/2019 | 08:21

Puthja e kosovares për ushtarin britanik që po bën bujë

Kosovarët do të jenë përherë falenderues ndaj shteteve mike, veçmas Amerikës për lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë, transmeton Gazeta Metro.


Falë bombardimeve të NATO-s dhe 37.200 ushtarë të KFOR-it nga 36 shtete, kosovarët fituan luftën dhe betejën e egër kundër armikut serb.

Pikërisht më 12 qershor të vitit 1999, në Kosovë zbarkuan trupat e para të këmbësorisë së NATO-s dhe njëkohësisht nisi largimi i forcave serbe, që ishte dhe një nga momentet më emocionuese të popullit tonë të përvuajtur me shekuj, përcjellë Indeksonline.

Veç lotëve të gëzimit dhe përshendetjeve të shumta të kosovarëve që dolën në rrugë si shenjë falenderimi ndaj ushtarëve të KFOR-it pati edhe nga ata që nuk kursyen përqafimet.

Në një fotografi shkrepur pikërisht në atë ditë është edhe kjo ku shihet një kosovare, e cila e puth në faqe një ushtar britanik, madje ajo i dhuron edhe lule të cilat shihen se i ka mbledhur në fusha. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë