Një delegacion ukrainas i cili ka vizituar Beogradin, kanë shprehur shqetësimin se presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump dhe ai rus Vladimir Putin janë pajtuar që të këmbejnë Kosovën me Krimenë.
Refat Cubarov kryetar i grupit parlamentar të tatarëve të Krimesë duke folur për mediat serbe, ka thënë se Rusia do të pajtohet të njohë Kosovën në këmbim të njohjes së Krimesë nga SHBA, transmeton gazetametro.net.
Cubarov i cili këto ditë ka qëndruar në Beograd në kuadër të Asamblesë Parlamentare të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik të Detit të Zi ka thënë se për këtë ekziston një plan i fshehtë mes amerikanëve dhe rusëve. /gazetametro.net