Loading…

Putin dorëzon ndryshimet kushtetuese në parlament: Synon udhëheqjen e përjetshme të Rusisë

  • 21/01/2020 | 09:37

Putin dorëzon ndryshimet kushtetuese në parlament: Synon udhëheqjen e përjetshme të Rusisë

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin, ka dorëzuar në parlament një paketë të ndryshimeve kushtetuese që shihet gjerësisht si një përpjekje për të siguruar kontrollin e tij të pushtetit pasi të përfundoj mandati i tij aktual në 2024, transmeton Gazeta Metro.


Putin fillimisht prezentoi ndryshimet e propozuara në fjalimin e tij, duke argumentuar se ato kanë për qëllim të forcojnë rolin e Parlamentit dhe forcimin e demokracisë.
Kritikët e Kremlinit kanë argumentuar se ato kanë për qëllim të lejojnë sundimin e tij të përjetshëm.

Duma e Shtetit, e kontrolluar nga Kremlin konfirmoi se ka marrë një projekt-ligj mbi propozimet kushtetuese nga Kremlin. Putin 67 vjeç, ka qenë në pushtet për më shumë se 20 vjet, më gjatë se çdo udhëheqës tjetër rus ose sovjetik që nga Josef Stalin, i cili udhëhoqi nga 1924 deri në vdekjen e tij 1953.

Sipas ligjit tani në fuqi, Putin duhet të tërhiqet nga posti i Presidentit kur të mbarojë mandati i tij aktual. Vëzhguesit thonë se ndryshimet e propozuara mund të lejojnë që Putini të qëndrojë në krye duke kaluar në pozicionin e kryetarit të Këshillit të Shtetit ose duke lëvizur në vendin e kryeministrit pas rritjes së kompetencave të Parlamentit dhe Kabinetit dhe zvogëlimin e autoritetit presidencial./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë