Loading…

Putin nuk viziton Serbinë për shkak të ‘koronavirusit’, dërgon Lavrovin me 28 tetor

  • 17/10/2020 | 12:32

Putin nuk viziton Serbinë për shkak të ‘koronavirusit’, dërgon Lavrovin me 28 tetor

Minsitri i Jashtëm i Rusisë, Sergej Lavrov, do të vizitoj Serbinë me 28 dhe 29 tetor, gjatë së cilës do takohem e krerët e shtetit serb ka njoftuar presidenca serbe. Sekretari i presidentit serb u kujdes të theksoj se nuk ka prishje të raporteve mes dy shteteve e si dëshmi shërben vizita e ministrit rus ‘që nuk do të ndodhte po të ishte ashtu’, transmeton Gazeta Metro.


“Ministri i punëve të jashtme të Rusisë, Sergej Lavrov, do të vizitoj Serbinë gjatë 28 dhe 29 tetorit, gjatë së cilës do të takohet me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vucic dhe krerët shtetëror” tha sekretari i përgjithshëm i presidentit serb, Nikola Selakovic.

Ai gjatë intervistës së tij në televizionin serb TV Prva mohoi se ka “zhurmë” në marrëdhëniet mes Beogradit dhe Moskës, me vlerësimin e tij se nuk do të kishte vizitë të ministrit rus nëse marrëdhëniet mes dy palëve janë prishur.

Selakovic shtoi se Vucic me Putinin janë dëgjuar dy herë, por Putin me gjasë nuk do të vizitoj Beogradin për shkak të krizës shëndetësore të shkaktuar nga koronavirusi.

“Jam i bindur se në rastin e parë që kjo do të jetë e mundur, Putin do të vjen” tha Selakovic.

Në Serbi ishte ngritur shumë pluhur nga pushteti i Vucic, nga Kisha Ortodokse e Serbisë dhe nga vet ambasadori i Rusisë, Aleksandr Botsan-Kharchenko, që kishte reaguar ashpër ndaj raporteve të mediave serbe, gazetës Danas dhe portalit Nova, që kishin raportuar se Putin nuk do të vizitoj Serbinë dhe kishin sugjeruar se kjo është për shkak të afrimit të Serbisë me qëndrimin e Washington rreth Kosovës.

Vucic nuk kishte reaguar deri tek konferenca e përbashkët për shtyp me përfaqësuesin e BE’së për Ballkan, Miroslav Lajcak, ku me cinizëm i mohoi se kjo është lojë e mediave opozitare. Me gjithë tentimet e rusëve dhe serbëve për të hedhur prapa krahëve këtë si temë, raportet dolën se ishin të vërteta.

Portali serb Nova.rs kishte shkruar se kishte mësuar këtë nga burimet e tyre brenda kishës serbe, që kishte shpresuar se Putin do të ishte prezent në përurimin e tempullit të Shën Savës në Beograd.

Patriarku Irinej në një intervistë me gazetën serbe Novosti i kishte dalë në mbrojtje Vucic duke mohuar se ai ishte tradhtar. Irinej dhe Kisha Serbe nuk e fsheh dhe krenohet me afrinë e tyre me Rusinë dhe konsiderojnë se Perëndimit nuk i pëlqen kjo./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë