Loading…
Putin para vizitës në Beograd, ka një mesazh provokues për SHBA’të
  • 16/01/2019 | 08:52

Putin para vizitës në Beograd, ka një mesazh provokues për SHBA’të

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin viziton nesër Beogradin, por një ditë më parë ka hedhur akuza ndaj SHBA’ve, transmeton Gazeta Metro


Presidenti rus, thotë se Shtetet e Bashkuara po destabilizojnë Ballkanin duke “shpallur rolin e tyre dominues” në rajon, pretendim ky i publikuar gjatë një interviste për mediet serbe si “Vecernje Novosti” dhe “Politika”.

Ai ka folur edhe njëherë për marrëdhëniet historikisht të ngushta me Serbinë, sikurse edhe kujdesin e Moskës për ndikimin e Perëndimit. Ato bien ndesh gjithashtu me paralajmërimet e lëshuara nga Uashingtoni apo aleatë të tjerë europiano-perëndimorë, lidhur me faktin se Rusia po përpiqet të destabilizojë rajonin me ndërhyrjet në Malin e Zi, Bosnje-Hercegovinë dhe Maqedoni, transmeton Gazeta Metro.

Në intervistat e tij, Putin ka kujtuar fushatën e bombardimeve të NATO-s të vitit 1999 mbi Serbi, gjatë luftës së Kosovës, sikurse edhe deklaratën e pavarësisë së Kosovës nga Serbia në vitin 2008, deklaratë që u dënua nga Serbia dhe Rusia, por u mbështet nga shumica e vendeve perëndimore.

“Për sa kohë që situata në Ballkan është shqetësuese, politika e Shteteve të Bashkuara dhe disa kombeve perëndimore, që synojnë të shpallin rolin e tyre dominues, mbetet një faktor serioz destabilizimi këtu”, citohet të ketë thënë Putin. Ai vlerësoi gjithashtu se Mali i Zi “ishte tërhequr zvarrë drejt anëtarësimit në NATO”. “Si pasojë, vendi po kalon tashmë një periudhë destabiliteti politik”, është shprehur më tej shefi i Kremlinit, transmeton Gazeta Metro.

Megjithatë, Mali i Zi, së bashku me Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera, ka akuzuar Rusinë si mbështetëse të një përpjekje për grushtshtet në vitin 2016, teksa vendi ecte drejt anëtarësimit në NATO. Parlamenti malazez votoi unanimisht në prill të 2017-s për t’iu bashkuar aleancës.

“Ne e kemi thënë vazhdimisht se, gjithmonë e kemi parë politikën e zgjerimit të NATO-s si reminishencë të Luftës së Ftohtë dhe një strategji të gabuar dhe destruktive ushtarake dhe politike”, citohet më tej të ketë thënë Putin, transmeton Gazeta Metro.

Vizita e Putinit në Serbi do të mbikëqyret me shumë vëmendje nga Perëndimi, për të gjetur gjurmë të atyre që konsiderohen si synime të Moskës në ish-Jugosllavi.

Veç Malit të Zi, Moska pretendohet se ka kërkuar të ndikojë në opinionin publik në Maqedoni, edhe ky një vend që sapo ka miratuar pjesën e saj të marrëveshjes historike me Greqinë, që do t’i hapte rrugë anëtarësimit në NATO apo edhe Bashkimin Europian.

Sipas analistëve, pika më kulmore e vizitës njëditore të Putinit në Serbi do të jetë ndalesa e tij në tempullin më të madh të Krishtërimit Ortodoks në Ballkan, Shën Sava në Beograd.

Putin dhe homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiç pritet të flasin përpara mijëra njerëzve jashtë Shën Savës, “në një shfaqje simbolike të lidhjeve vëllazërore”, siç thonë organizatorët e ngjarjes. Vizita e Putinit në Beograd do të nisë nga e enjtja e 17 janarit./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë