Loading…

Putin shpall aneksimin e katër rajoneve të reja të Ukrainës

  • 30/09/2022 | 14:47

Putin shpall aneksimin e katër rajoneve të reja të Ukrainës

Presidenti Vladimir Putin ka deklaruar se ka katër rajone të reja të Rusisë, pasi njoftoi aneksimin zyrtar të rajoneve Kherson, Zaporizhzhia, Donetsk dhe Luhansk të Ukrainës.


Ai thotë se inkorporimi i këtyre katër rajoneve “është vullneti i miliona njerëzve” dhe është “e drejtë e tyre integrale” siç thuhet në kartën e OKB-së, shkruan The Guardian.

Putin vazhdon të pretendojë se njerëzit e Donbasit kanë qenë “viktima të sulmeve terroriste çnjerëzore të kryera nga regjimi i Kievit”.

Udhëheqësi rus ka pohuar prej kohësh se Ukraina po shënjestron rusishtfolësit në Ukrainën lindore dhe vazhdimisht ka bërë akuza të pabaza se Ukraina ka kryer gjenocid në lindje të vendit.

Ai kërkon që të mbahet një minutë heshtje për të kujtuar ushtarët dhe “heronjtë e Rusisë së Madhe” që kanë vdekur gjatë “operacionit special” në Ukrainë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë