Presidenti rus Vladimir Putin thuhet se qenka rrëzuar shkallëve në fillim të kësaj jave dhe ka pësuar edhe një incident të turpshëm për imazhin e tij pasi në rënie e ka humbur kontrollin e zorrëve dhe ka defekuar në pantallona, transmeton Gazeta Metro.
Lideri 70 vjeç rus sipas raportit të një kanali në Telegram General SVR, me të cilin siç thuhet operon një ish spiun rus, është rrëzuar të mërkurën shkallëve në rezidencën e tij në Moskë.
Sipas këtij raporti ai ishte gremisur shkallëve dhe ishte rrëzuar keq duke rënë në ashtin e fundit në boshtin kurrizor, coccyx.. “Tre truproje e kishin ndihmuar presidentin të shtrihej tek një divan afër dhe kanë thirrur mjekët që janë në detyrë 24 orë. Asgjë kritike, gjendja e presidentit afër mbrëmjes ishte stabile, lëviz vetë me dhimbje në zonën e coccyx derisa rri ulur si i vetmi shqetësim që ka.”
Russian President Putin ‘Fell Down Stair At Home, Soiled Himself’, Report Says | Sahara Reporters https://t.co/mNlpc2uwky pic.twitter.com/PIrYvrb1lP
— Sahara Reporters (@SaharaReporters) December 2, 2022
Putin në paraqitjet publike ka dalë disa herë në dukje i ënjtur dhe me dridhje gjatë vitit të fundit, shpesh duke e shtrënguar karrigen ku rri ulur për të qetësuar veten. Është spekuluar se kjo ka të bëjë me trajtimin e tij kundër kancerit, megjithëse nuk ka konfirmim për gjendjen e tij shëndetësore.
Geeneral SVR ka pretenduar se rrëzimi i Putin i kishte shkaktuar atij një ‘defekim jo vullnetar” për shkak se “kanceri ka ndikuar në kontrollin e stomakut dhe zorrëve”. Sipas tij tani po zhvillohet edhe një hetim për të hulumtuar pse Putin, që thuhet se vesh këpucë speciale të dizajnuara për ta mbajtur baraspeshën, ishte rrëzuar.
Të enjten Putin ishte paraqitur duke vizituar një objekt shkencor në Moskë, pa shenja shqetësuese.
Që nga qershori spekulohej se gjendja e tij shëndetësore nuk ishte më e mira, ku gjatë vizitës së tij në Iran ai po ecte çuditshëm duke çaluar derisa njëri krah i rrinte ngurtë e me tjetrin lëvizte me egërsi derisa po zbriste nga aeroplani.
Një muaj më herët në një raport të inteligjencës amerikane raportohej se Putin i është nënshtruar trajtimit për kancer të avancuar në muajin prill. Në atë raport theksohej se ndaj tij ishte tentuar një atentat në muajin mars./gazetametro.net