Loading…

Putinit i ndal hovin korona virusi, s’ka votim për mandatet e tij shtesë

  • 25/03/2020 | 17:39

Putinit i ndal hovin korona virusi, s’ka votim për mandatet e tij shtesë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka shtyrë votimin për ndryshimet kushtetuese, që do t’i mundësonin atij qëndrim më të gjatë në pushtet, për shkak të shqetësimeve për koronavirusin.


Ai tha se votimi, i paraparë të mbahej më 22 prill, do të shtyhet për “një datë të mëvonshme”.

Mandati aktual i Putinit – i dyti i njëpasnjëshëm gjashtëvjeçar – ka qenë e paraparë të përfundojë në vitin 2024. Kushtetuta e deritashme ia ka ndaluar të garojë për mandatin e tretë radhazi.

Por, me ndryshimet e fundit, Putin mund të garojë edhe për një mandat më 2024, edhe për një tjetër më 2030.

Të mërkurën, Putin po ashtu tha se rusët nuk do të punojnë javën e ardhshme “për të ngadalësuar shpejtësinë” e koronavirusit.

Rusia, aktualisht, ka 658 raste të të infektuarve me koronavirus, ndërsa një pacient atje ka humbur jetën.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë